
Korçë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafë Thanë ku dy makina janë përplasur kokë më kokë.
Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rëndë. Të tre janë transportuar me urgjencë për në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Përplasja shkaktoi edhe shkatërrimin e plotë të makinave. Aksidenti ka ndodhur në një rrugë ku mungon ndriçimi. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al







