Lezhë- Pesë persona janë konfliktuar ashpër me njëri-tjetrin në Kurbin ku falë ndërhyrjes së policisë është shmangur një ngjarje e rëndë kriminale.
Në pranga ra 37 vjeçari Klajdi Rryta me banim në Tiranë, ndërsa 4 persona të tjerë të identifikuar si G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç.
Mësohet se gjatë sherrit që kanë patur rreth orës 11:00 në rrugën “Kurbini”, 37 vjeçari Rryta ka qëlluar në ajër me pistoletë. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, 37 vjeçarit iu gjet dhe sekuestruar pistoleta tip “Glock” me fishek në fole gati për qitje. Policia po punon për kapjen e 4 personave të shpallur në kërkim. Versus.al







