AKTUALITET /

EMRAT/ Vr*në me th*kë të riun në Angli, arrestohen shqiptari dhe e dashura e tij letoneze

Viktima kishte shenja të goditjeve me thikë.

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Vr*në me th*kë të riun në Angli, arrestohen shqiptari
Vendi ku ndodhi ngjarja

Angli- Një shqiptar dhe një grua nga Letonia janë arrestuar nën akuzën se kanë kryer një vrasje në qytetin Gravesend të rajonit të Kentit. Sipas policisë, rreth orës 22:21 morën njoftim për rrahje mes disa personave jashtë një banese.

Në vendngjarje, u gjet një burrë rreth të tridhjetave me plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë. Ai u transportua për në spital, por fatkeqësisht humbi jetën.

Mësohet se Shahim Bulica, 25 vjeç me shteti shqiptare dhe Erik Korska 31 vjeçe nga Letonia janë të zkuzuar zyrtarisht për vrasje. Ata u arrestuan pak pas mesnatës së së enjtes dhe aktualisht ndodhen në paraburgim.

Të hënën, ata pritet të dalin përpara Gjykatës së Magjistraturës në Medëay. Ndërkohë, një burrë 33-vjeçar, gjithashtu nga Gravesend, i cili u ndalua në kuadër të hetimeve, është liruar pa u ngritur ndonjë akuzë ndaj tij. Hetimet janë ende në vijim dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që mund të kenë informacion të vlefshëm për ngjarjen të kontaktojnë policinë. Versus.al

Poll