AKTUALITET /

Aksion kundër call center në Tiranë, “goditen” tre pika në kryeqytet në terren dhe gjermanët dhe austriakët

Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një aksion ndaj disa call center-ave të dyshuar, ku janë zbuluar ambiente me dhjetëra operatorë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në hetime janë përfshirë edhe ekspertë të huaj, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të aktivitetit.

Shkruar nga Versus

Aksion kundër call center në Tiranë,  “goditen” tre

Një operacion i gjerë kundër aktivitetit të paligjshëm të call center-ave po zhvillohet në Tiranë, ku janë zbuluar tre ambiente të përshtatura për këtë veprimtari.

Sipas burimeve, dy prej tyre ndodhen pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa një tjetër në zonën e Rrugës së Kavajës.

Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash cash, kompjutera dhe pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për mashtrime.

Hetimet për këtë aktivitet kanë nisur rreth dy vite më parë, pas informacioneve të ardhura nga Austria dhe Gjermania.

Gjatë kësaj periudhe, policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë dokumentuar përfshirjen e rreth 70 operatorëve në këtë skemë.

Në kuadër të operacionit, në bashkëpunim me prokurorinë janë lëshuar 8 masa sigurie, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.Versus.al

Poll