AKTUALITET /

Akuzë e fortë nga ish-sekretari i “Thurjes”: Shabani vodhi 240 mijë euro nga KQZ, rrezikon burgun

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Laska akuzon Shabanin për vjedhjen e një fondi prej 240 mijë eurosh, të akorduar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Shkruar nga Versus

 

Akuzë e fortë nga ish-sekretari i “Thurjes”: Shabani vodhi

Pas përplasjes mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka ardhur edhe reagimi i ish-sekretarit të Përgjithshëm të “Nismës Thurje”, Napolon Laska.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Laska akuzon Shabanin për vjedhjen e një fondi prej 240 mijë eurosh, të akorduar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas zgjedhjeve të vitit 2021. Sipas tij, Shabani ka përdorur fondet pa transparencë, duke u përqendruar vetëm në interesat e tij personale brenda partisë.

Laska pretendon se dokumentet dhe aktet për shkarkime, zgjedhje apo zgjatje mandati në forume drejtuese janë falsifikuar, pasi kongresi dhe forumet e tjera të partisë nuk janë mbledhur kurrë. Ai shton se pas zgjedhjeve Shabani ka larguar edhe anëtarët e pakët që kishin mbetur, duke kthyer “Nismën Thurje” nga një shpresë për ndryshim në “Partinë e Njeriut të Vetëm”.

Duke u bazuar në këto fakte, Laska deklaron se nuk është i habitur që “hajduti kronik” Shabani tenton të marrë mandatin e Adriatik Lapajt dhe Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Ai paralajmëron se Shabani do të përballet me drejtësinë si mashtrues dhe hajdut.

Reagimi i plotë:

Si themelues dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i Nisma Thurje duke marrë shkas nga zhvillimet e ditëve të fundit, nuk mund të rri i heshtur dhe pa thënë disa gjëra të cilat meritojnë vëmendjen e publikut.

Kur është themeluar Nisma Thurje si parti, në fund të vitit 2020, statuti parashikonte që mos të kishte një kryetar të modelit të forcave të vjetra politike, por të kishte rotacion çdo 2 vite pa të drejtë rizgjedhjeje.

Gjithashtu, kryetari edhe pse i sanksionuar në statut si i tillë për shkak të kërkesave të ligjit, nuk kishte të drejtë vendimmarrje, por vendimmarrjen e kishte Çentrali, organ I partisë në të cilin vendimet merreshin në mënyrë demokratike.

Me konsensus në atë kohë, edhe pse ishte përfshirë shumë vonë në Thurjen si organizatë, u vendos që Endri Shabani të ishte kryetar i parë i partisë, ndërkohë u vendos që unë të isha Sekretar i Përgjithshëm.

Ndërkohë që të gjithë ishim përqendruar në fushatë Endri Shabani e kishte mendjen si të linte vetëm veten në parti, për të administruar fondet që do vinin nga KQZ.

Pas zgjedhjeve të vitit 2021 duke qenë se Nisma Thurje përfitiu rimbursim për çdo palë zgjedhje të shpenzimeve dhe një fond rreth 240 mijë Euro në 4 vite.

Çdo akt i dorëzuar në gjykatë, para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, për shkarkime apo zgjedhje apo zgjatje mandati në forumet drejtuese në parti është falsifikuar pasi asnjherë nuk është mbledhur kongresi dhe forume të tjera të partisë.

Sigurisht që pas zgjedhjeve u kujdes që të largoheshin dhe ata pak anëtarë që kishin ngelur, duke e kthyer Nisma Thurje nga shpresë për ndryshim në atë kohë, në Partinë njeriut të Vetëm.

Të gjitha këto falsifikime dhe qëndrimi i tij në krye të partisë në kundërshtim me statutin sigurisht që janë bërë për të vjedhur 240 mijë Eurot e akorduara nga KZQ.

Ndaj sot, nuk jam i habitur që ky hajdut kronik tenton të vjedhë mandatin e Adriatik Lapajt dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet duke shkelur mbi mundin dhe djersën jo vetëm të Adriatikut por të qindra dhe mijëra aktivistëve e mbi të gjitha mbi besimin e mbi 70 mijë votuesve.

Hajdutët në politikê i kemi provuar, na dalin e teprojnë kêta që kemi.

Si shokët edhe Shabani do vejë në burg ku e ka vendin si hajdut e mashtrues.

Poll