AKTUALITET /

Akuzohen se vranë Denis Çumanin në Shijak, arrestohen dy kushërinjtë

Sipas hetimeve, më 27.01.2026 në qytetin e Shijakut, të dy dyshohen se janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Denis Çumani dhe e kanë qëlluar me armë zjarri

Shkruar nga Versus

Akuzohen se vranë Denis Çumanin në Shijak, arrestohen dy

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së 45-vjeçarit Denis Çumani, ngjarje e ndodhur në Shijak në janar të vitit 2026.

Në pranga kanë rënë kushërinjtë Dorian Ferra dhe Indrit Ferra, ndaj të cilëve më herët ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas hetimeve, më 27.01.2026 në qytetin e Shijakut, të dy dyshohen se janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Denis Çumani dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

45-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një konflikti personal, pasi viktima kishte ngacmuar të fejuarën e njërit prej të dyshuarve. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.Versus.al

 

Poll