
Tiranë- Një alarm i rremë për bombë ka ngritur në këmbë autoritetet policore në kryeqytet pranë godinës së ambasadës së SHBA.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët të cilët rrethuan perimetrin dhe bllokuan qarkullimin e automjeteve në segmentin ku ishte sinjalizuar objekti i dyshimtë. Që rezultoi të ishte një kovë plastike e lënë në rrugë. Brenda saj kishte fasule.
Në terren ishin edhe ekipet e forcave xheniere të cilët kryen verifikimet përkatëse dhe përcaktuan nivelin e rrezikut. Versus.al

