AKTUALITET /

Autori shtiu i pari mbi efektivët! Zbulohet dinamika e plotë e vr*sjes së efektivit Enea Mekolli

Sipas dosjes hetimore, operacioni për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari u organizua pas denoncimit të një 32-vjeçari, i cili pretendoi se ishte dhunuar dhe kërcënuar me armë nga Braçellari.

Shkruar nga Versus
Autori shtiu i pari mbi efektivët! Zbulohet dinamika e plotë e vr*sjes
Viktima, Enea Mekolli, autori Violand Braçellari dhe polici i plagosur, Edison Adri

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ngjarjen tragjike në malin e Bodesë, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur kolegu i tij, Edison Adri.

Sipas dosjes hetimore, operacioni për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari u organizua pas denoncimit të një 32-vjeçari, i cili pretendoi se ishte dhunuar dhe kërcënuar me armë nga Braçellari.

Mëngjesin e 4 qershorit, forcat e policisë rrethuan zonën ku ai qëndronte, pranë stallave të bagëtive.

Hetimet tregojnë se pa përfunduar rrethimi, 43-vjeçari hapi zjarr ndaj efektivëve.

Nga të shtënat mbeti i vrarë Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri. Pas shkëmbimit të zjarrit, autori tentoi të largohej, por u kap i plagosur disa metra larg vendit të ngjarjes.

Nga këqyrja e vendit rezultoi se efektivi Mekolli kishte marrë disa plagë nga armë zjarri në pjesë të ndryshme të trupit.

Pranë tij u gjet arma e shërbimit me të gjithë fishekët e papërdorur, fakt që sipas hetuesve tregon se ai nuk arriti të qëllonte gjatë sulmit.

Ndërkohë, arma e efektivit të plagosur Edison Adri rezultoi të ishte përdorur gjatë përplasjes.

Në zonë u sekuestruan armë, gëzhoja dhe prova të tjera materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Versus.al

Poll