AKTUALITET /

BSH vendos nën masa kufizuese UBA-n e Kadri Morinës

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit.

Shkruar nga Versus

BSH vendos nën masa kufizuese UBA-n e Kadri Morinës

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit.

Kapitali mësoi prej disa muajsh BSH e ka vendosur nën mbikqyrje të rreptë UBA-n duke i kërkuar të shtojë kapitalin rregullator në përputhje me kërkesat e ligjit. Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar që Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka dorëzuar në QKB, vitin e kaluar raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit zbriti në 15.71 për qind nga 19.81 për qind në fund të vitit 2023.

BSH vendos nën masa kufizuese UBA-n e Kadri Morinës

Aktualisht kuadri rregullator në fuqi detyron që bankat të kenë një minimum kapitali sa 12 për qind e aktiveve të ponderuara me risk, por Banka e Shqipërisë preferon të qëndrojë në pozita konservatore dhe t'u imponojë bankave private një raport më të lartë kapitali.

Të dhënat historike tregojnë se treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për Bankën e Bashkuar e Shqipërisë ka qenë mjaft i luhatshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2022, ky tregues zbriti në minimumin e lejuar nga ligji rreth 12 për qind, por një vit më vonë UBA raportoi një tregues dukshëm të përmirësuar të kapitalit, në 19 për qind si pasojë e injektimit të kapitaleve të reja nga aksionarët.

Megjithatë disa prej këtyre injektimeve janë kontestuar nga Autoriteti Rregullator si jo në përputhje me kërkesat ligjore. Kjo bashkë me humbjet e regjistruara nga UBA gjatë dy viteve të fundit ka bërë që norma e mjaftueshmërisë së kapitalit të zbresë në 15.71 për qind në fund të vitit të kaluar.

Sipas pasqyrave financiare, në vitin 2023, UBA raportoi një humbje prej 5.5 milionë eurosh, ndërsa vitin e kaluar bilanci i saj u mbyll me një humbje prej 6.2 milionë eurosh.

BSH vendos nën masa kufizuese UBA-n e Kadri Morinës

Pas këtyre zhvillimeve, Banka e Shqipërisë ka vendosur të veprojë duke e vendosur UBA-n në plan të detyruar masash për rritjen e kapitalit rregullator. Ky vendim erdhi, pas një inspektimi që departamenti i Mbikqyrjes në BSH zhvilloi në UBA gjatë muajve mars-prill të këtij viti.

Burime konfidenciale i thanë Kapitalit se UBA është duke i plotësuar kushtet e vendosura nga mbikqyrja në mënyrë graduale.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë është banka më e vogël në tregun shqiptar duke zënë vetëm 1.1 për qind të tregut. Në fund të gjashtëmujorit të parë, asetet totale të UBA-s ishin rreth 250 milionë euro, ndërsa kapitali i saj ishte afro 36 milionë euro.

Kjo e bën atë një bankë sistemikisht të papërfillshme për sistemin financiar shqiptar. Por pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë ka preferuar të qëndrojë në pozicion konservativ duke e vendosur nën masa të detyruara për rritjen e kapitalit.  

Aktualisht Banka e Bashkuar e Shqipërisë zotërohet në masën 98 për qind nga shoqëria e sigurimeve Eurosig e biznesmenit Kadri Morinaj, ndërsa 2 për qind e aksioneve të saj zotërohen nga disa aksionerë të vegjël./Kapitali.al

Poll