AKTUALITET /

Detaji “misterioz” në vrasjen e biznesmenit në Elbasan, mjeti i autorëve në pronësi të kompanisë së viktimës

Dyshimet e grupit hetimor janë për një përplasje në biznes.

Shkruar nga Versus
Detaji “misterioz” në vrasjen e biznesmenit në Elbasan,
Mjeti i shkrumbuar

Elbasan- Ndërkohë që policia po merr në pyetje rreth 10 persona që janë shoqëruar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmë, një detaj i papritur është bërë publik në media së fundmi.

Mjeti i autorëve i cili u gjet i djegur në fshatin Mirakë në aksin Elbasan-Librazhd rezulton të jetë nën pronësi të kompanisë së 43 vjeçarit të vrarë, Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.

Deri më tani pista e hetimeve është mundësia që biznesmeni të ketë patur përplasje me persona të tjerë për shkak të bizneseve. Viktima kishte nën pronësi karburantin “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja dhe rrjetin e shërbimit të taksive “El-Taxi”.

Në mjetin e shkrumbuar që përdorën autorët tip “Audi” ngjyrë e zezë u gjetë edhe një pistoletë që dyshohet se u përdor nga njëri prej 2 autorëve të maskuar që kryen krimin. Versus.al

Poll