AKTUALITET /

I njëjti skenar, pas vrasjes së biznesmenit në Elbasan, gjendet makina e djegur e autorëve

Mëhalla u qëllua me 5 plumba nga 2 persona të maskuar.

Shkruar nga Versus
I njëjti skenar, pas vrasjes së biznesmenit në Elbasan, gjendet
Foto nga vendngjarja

Ashtu si në atentatet e tjera mafioze në vend, edhe pas vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka mbrëmjen e djeshme në Elbasan, është gjetur një makinë e djegur e cila dyshohet se është përdorur nga dy autorët.

Mjeti është gjetur në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Mirakë. Policia nuk ka ende asnjë gjurmë që mund të ndihmojë në zbulimin e 2 autorëve të ngjarjes së rëndë.

Ndërsa janë shoqëruar në polici 10 persona. Dyshimet janë se vrasja mund të ketë ndodhur pas një konflikti që i ndjeri ka patur gjatë javës. Versus.al

Poll