AKTUALITET /

“Digjet” Shqipëria, sot dita më e nxehtë e vitit. Metereologët: Temperaturat u ngjitën deri në 47 gradë në diell, në fundjavë freskohet moti

Mësohet se ditën e martë, moti parashikohet të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave, por për shkak të lagështirës ato nuk do të ndihen.

Shkruar nga Versus

“Digjet” Shqipëria, sot dita më e nxehtë e vitit.

Shqipëria regjistroi këtë të hënë vlerat më të larta të temperaturave të vitit, duke e shndërruar 20 korrikun, ditën më të nxehtë të vitit.

Sipas metereologëve, Tirana regjistroi vlerën 45 gradë në diell ndërsa vlerat më të larta janë regjistruar në Berat, me 47 gradë në diell dhe 42 gradë në hije.

Mësohet se ditën e martë, moti parashikohet të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave, por për shkak të lagështirës ato nuk do të ndihen.

Nga e premtja ditët më të freskëta do të jenë më të theksuara, duke u shoqëruar edhe me rrebeshe shiu.

Megjithatë, në ditët në vijim vendi pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan./Versus.al

 

Poll