
Në ditën e 27-të të revoltës qytetare, mijëra protestues marshuan këtë mbrëmje në bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Protesta u hap sikurse çdo mbrëmje, me leximin e kërkesave politike ku kërkesat kryesore të rilexuara sot në shesh janë dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor, ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe ligjore, ku përfshihen reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor, rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike, kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate.
Anulimi urgjent i politikave dhe ligjeve që dëmtojnë interesin publik, konkretisht, ligji për Zonat e Mbrojtura, ligji për Trashëgiminë Kulturore, Paketa e Maleve, ligji për Statusin e Investitorëve Strategjikë, hartimi i një kontrate të re sociale mes qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë.



