AKTUALITET /

Të shtëna me armë në Kamëz, policia shoqëron një person në zonën e Babrrusë

Burime bëjnë me dije se është shoqëruar një person në zonën e Babrrusë

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë në Kamëz, policia shoqëron

Të shtëna me armë janë raportuar në Kamëz sipas një telefonate në sallën operative. 

Mësohet se policia nga komisariati 5 është nisur drejt vendngjarjes.

Burime bëjnë me dije se është shoqëruar një person në zonën e Babrrusë, i cili ka dalë i armatosur në rrugë me një kallashnikov, duke krijuar frikë dhe pasiguri mes qytetarëve.

Nuk është ende e konfirmuar nëse ai ka qëlluar me armë.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka neutralizuar e arrestuar personin e dyshuar.Versus.al

 

Poll