
Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari ka reaguar lidhur me shpalljen “person i padëshiruar” të Ikballe Huduti, të cilës i është ndaluar hyrja në Shqipëri për 15 vjet për arsye sigurie dhe rendi publik.
Në një reagim në rrjetet sociale, ministri theksoi se institucionet nuk merren me protestuesit si të tillë, por reagojnë ndaj çdo forme të nxitjes së urrejtjes dhe ekstremizmit.
“Nuk merremi me asnjë protestues si i tillë, por përpiqemi t’i dëgjojmë të gjithë ata që janë sinqerisht të shqetësuar. Por do të veprojmë ndaj çdo nxitjeje urrejtjeje dhe ekstremizmi,” u shpreh Lamallari.
Ai shtoi se në një vend anëtar të NATO dhe aspirant për anëtarësim në Bashkimi Evropian, nuk ka vend për ideologji apo veprimtari që cenojnë rendin dhe sigurinë.
Reagimi i tij erdhi pas vendimit për ndalimin e hyrjes në territorin shqiptar të Hudutit, masë që sipas autoriteteve lidhet me çështje të sigurisë kombëtare.Versus.al

