AKTUALITET /

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze që kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit

Pas nxjerrjes nga zona e rrezikshme, punonjësit e Policisë i dhanë ndihmën e parë turistes së dëmtuar, e cila më pas u transportua me ambulancë drejt Spitalit të Traumës për trajtim mjekësor

Shkruar nga Versus

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze që kishin mbetur

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga Policia e Shtetit pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpella e Pëllumbasit, ku po zhvillonin një eksplorim.

Sipas njoftimit zyrtar, alarmi u dha pasi njëra prej tyre u rrëzua dhe dëmtoi këmbën, duke e bërë të pamundur vijimin e lëvizjes në terrenin e vështirë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Policinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë, organizuan një operacion kërkim-shpëtimi dhe arritën të lokalizonin dy turistet.

Pas nxjerrjes nga zona e rrezikshme, punonjësit e Policisë i dhanë ndihmën e parë turistes së dëmtuar, e cila më pas u transportua me ambulancë drejt Spitalit të Traumës për trajtim mjekësor. Ndërkohë, turistja tjetër u shoqërua në një zonë të sigurt.

Dy shtetaset holandeze falënderuan efektivët e Policisë dhe ekipet mbështetëse për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin gjatë operacionit të shpëtimit.

Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve dhe turistëve që, në rast emergjencash apo vështirësish gjatë eksplorimit të zonave malore dhe turistike, të telefonojnë menjëherë në numrin pa pagesë 112.Versus.al

Poll