
Zbardhen biseda të tjera mes furnitorit të kokainës Salvator Aliut dhe grupit të “të fortëve” të Dubait, ku konstatohet intensiteti i bashkëpunimit dhe kërkesat në rritje nga Eldi Dizdari për lëndë narkotike.
Në bisedat e transkriptuara në dosjen e SPAK të disponuar nga Versus Albania, vërehet se si Eldi Dizdari dyshohet se ka bashkëpunuar me Salvatore Aliun në organizimin e dërgesave të kokainës nga Ekuadori drejt porteve evropiane.
Bashkëpunimi ka vijuar si para, ashtu edhe pas arrestimit të Dizdarit në Dubai (shtator 2020).
Sipas komunikimeve, Dizdari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë dërguar miliona euro drejt Aliut në Ekuador, Kolumbi, Itali dhe Shqipëri si pagesa për ngarkesat me kokainë.
Dizdari pretendohet se kishte kapacitet për të nxjerrë ngarkesa nga portet evropiane, veçanërisht në Anvers, dhe kërkonte që dërgesat të niseshin pa kufizim sasie.
Përmes një grupi chatti, Aliu dhe Dizdari kanë komunikuar intensivisht në periudhën gusht-shtator 2020 ku porosia e Eldi Dizdarit ishte për 2-3 ton kokainë.
Madje ai shkruan se mund të përballojë deri në 10 ton në javë, teksa kërkon vetëm dërgesa të vazhdueshme.
Më tej ai thotë se ka akses në disa destinacione evropiane
Pjese nga komunikimet Eldi Disdari-Salvator Aliu
Chat CCNKHP (23–28 Gusht 2020)
CCNKHP: Vila ket jav
RGICID: Ok beje tropical 2.5–3 sa te dush
CCNKHP: Okk
RGICID: Ma bej dhe nji me canta te that ose frigorifer
CCNKHP: Okkk
RGICID: Mos e nxirr komplet kutin jasht
CCNKHP: Ok
RGICID: Kate me canta mos e bej me shume se 2
CCNKHP: Kurse tropicalin sa te dush
RGICID: Ok tropical sa te dush me canta 2t ma bej
CCNKHP: Deri ne 2t sa te dush beje
RGICID: Po skan vend kutiat se jan shum
CCNKHP: Po jo te fshehura vlla
RGICID: Mos e vra mendjen
CCNKHP: Jo 3 po dhe 10t ne jave i perballoj
RGICID: Ska rensi finali
CCNKHP: Kam 3 turne… kuti final
RGICID: Po mir vlla po spati kete jave, tjetren
CCNKHP: Vetem ma bej mu ate
RGICID: Mos mja premto kujt
RGICID: Dhe India mir esht
CCNKHP: Po
RGICID: Po bej 1.5 te that 2t njom
CCNKHP: Bej si te dush
RGICID: Final apo tranzit?
CCNKHP: 2 ton
RGICID: Te gjitha per Anvers
CCNKHP: Ok
RGICID: 1 ton eshte pa u be
CCNKHP: Beji canta te vogla
RGICID: Se frigo nuk eshte mire, vetem dry box
CCNKHP: Ok
RGICID: Te thatat cohen me 6 veta
CCNKHP: Ok
RGICID: 40–45 kg eshte perfekt
CCNKHP: Po
RGICID: Behet thesi 100 kg
CCNKHP: Ok
RGICID: Jan te forte keta qe punojne
CCNKHP: Po
CCNKHP: Nuk dorzohem une jo
RGICID: Ok
CCNKHP: Po 20 pun
RGICID: Po
CCNKHP: Poloni
RGICID: Po mir vlla
CCNKHP: India dhe Evropa mir
RGICID: Ok
CCNKHP: Nuk ka vend ne kuti
RGICID: Po e rregullojme
RGICID: Me keto kemi pune jashte
CCNKHP: Ok
RGICID: I vendosim celsat brenda
CCNKHP: Ok
RGICID: Kur hapet, mbyllet pa u kuptu
CCNKHP: Ok
Chat VYU326:75 (07–14 Shtator 2020)
(RGICID = Salvatore Aliu | LTMX12 = Eldi Dizdari)
LTMX12: Me nis opsionet
RGICID: Vlla zgjedh nje kuti te mire
LTMX12: Bej 1 te that 1 te njom
RGICID: Ok
LTMX12: Vlla, 6 ton jane gati
RGICID: Ok
RGICID: Sa kuti jane bere?
LTMX12: Te pakten 4 pune
RGICID: Te gjitha per Anvers
LTMX12: Po
LTMX12: Ato qe ke nis ti me i kalu mu
RGICID: Ok
LTMX12: Te thatat cohen me 6 veta
RGICID: Ok
LTMX12: 40–45 kg eshte perfekte
RGICID: Po
LTMX12: Po ngecin ne port
RGICID: E di
LTMX12: Kur te vijne ne magazin, i hapin
RGICID: Ok
RGICID: Jan bere shumica
LTMX12: Ok
RGICID: 1 ton eshte pa u bere
LTMX12: Beji canta te vogla
LTMX12: Se reefers jane te kontrolluara
RGICID: Po
LTMX12: Vetem dry box
RGICID: Ok
LTMX12: Me mire te thatat
RGICID: Po
LTMX12: Bej 2 ton ne total
RGICID: Ok
LTMX12: Me kopje celesash brenda
RGICID: Po e di
LTMX12: Hapet, mbyllet pa u kuptu
RGICID: Ok
RGICID: Per Anvers i kemi te gjitha
LTMX12: Po
LTMX12: Keta ne port jane te forte
RGICID: E di
LTMX12: Nuk ka problem me sasi
RGICID: Ok
LTMX12: Beje 6 tonin komplet
RGICID: Po e shoh
LTMX12: Transferta ka dale
RGICID: Ok
LTMX12: Mos e ndal
RGICID: Po
RGICID: Kam disa pune rruges
LTMX12: Ok
LTMX12: Gjithcka shkon per Anvers
RGICID: Po

