AKTUALITET /

Dorëheqje e panegociueshme e Edi Ramës, qeveri teknike 12-mujore, Dritan Goxhaj liston 5 kërkesat e protestuesve në ditën e 23

Dritan Goxhaj ka paraqitur një deklaratë politike ku janë shpalosur kërkesat e protestës, të cilat u cilësuan si “të panegociueshme” dhe të hartuara mbi propozimet e qytetarëve

Shkruar nga Versus

Dorëheqje e panegociueshme e Edi Ramës, qeveri teknike 12-mujore,

Protesta masive kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka vijuar sot në ditën e saj të 23-të radhazi, duke mbledhur sërish mijëra qytetarë në sheshin përpara Kryeministrisë.

Në emër të grupit koordinues të protestës, Dritan Goxhaj ka paraqitur një deklaratë politike ku janë shpalosur kërkesat e protestës, të cilat u cilësuan si “të panegociueshme” dhe të hartuara mbi propozimet e qytetarëve.

Sipas tij, protesta synon ndryshime rrënjësore në sistemin politik dhe institucional të vendit.

Pesë kërkesat e protestës

1. Dorëheqja e qeverisë

Kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Kryeministrit Edi Rama dhe e gjithë kabinetit qeveritar.

2. Qeveri teknike tranzitore

Propozohet krijimi i një qeverie teknike jopartiake me mandat 12-mujor.

3. Kushtetutë e re

Kërkohet hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazi para ligjit dhe miratimi i saj me referendum popullor. Në këtë kuadër përfshihet:

ndryshimi i Kodit Zgjedhor

ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike

kufizimi i mandatit të Kryeministrit në maksimum dy mandate gjatë jetës politike të një individi

4. Paketë ligjore ekonomike dhe mjedisore

Kërkohet:

anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”

anulimi i ligjit për “Trashëgiminë Kulturore”

shfuqizimi i “Paketës së Maleve”

shfuqizimi i ligjit për “Investimet Strategjike”

5. Kontratë e re sociale

Kërkohet hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, përmes konsultimeve me ekspertë, intelektualë dhe qytetarë të propozuar nga vetë protesta.

 

Poll