
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh në strukturat drejtuese, duke emëruar oficerë të rinj në poste kyçe.
Burime bëjnë me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka caktuar komisar Klodjan Çeka në detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë në Malësia e Madhe.
Çeka konsiderohet një nga oficerët me përvojë dhe perspektivë në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa emërimi i tij vjen në një
Ndërkohë, mësohet se në krye të Komisariatit të Policisë në Shkodër pritet të emërohet Erjon Dume.
Po ashtu, në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat policore, është emëruar edhe drejtori i ri i Kufirit për Tiranë, drejtuesi Boke Bodini.
Lëvizjet vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave të Policisë së Shtetit dhe forcimit të rezultateve në fushat prioritare të sigurisë dhe luftës kundër krimit.

