AKTUALITET /

“E ngatërrova, nuk qëlloi Lendi Palaj”, dëshmia kontradiktore që liroi pas 48 orësh menaxherin e lokaleve të basteve

Lezhjani 26-vjeçar ishte shpallur në kërkim, nën dyshimet se ishte përfshirë në një konflikt, ku u përdorën edhe armët e zjarrit, ngjarje e ndodhur në 10 qershor 2025, në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.

Shkruar nga Versus
“E ngatërrova, nuk qëlloi Lendi Palaj”, dëshmia
Njulan (Lendi) Palaj

Njuland (Lendi) Palaj, i njohur si menaxher i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7”, është liruar nga gjykata në 1 korrik 2025, vetëm 48 orë pasi ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.

Lezhjani 26-vjeçar ishte shpallur në kërkim, nën dyshimet se ishte përfshirë në një konflikt, ku u përdorën edhe armët e zjarrit, ngjarje e ndodhur në 10 qershor 2025, në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.

Gjyqtari e Tiranës, Altin Abdiu, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në 14 qershor 2025, pas kërkesës së prokurorit Bledar Valikaj, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mbajtja paleje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”,“Prodhimi, mbajtja, blerjaapo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.

“E ngatërrova, nuk qëlloi Lendi Palaj”, dëshmia
Në foto: Njuland (Lendi) Palaj, i njohur si menaxher i lokaleve “333” dhe “CR7”

Policia e Tiranës nuk arriti ta gjente për më shumë se dy javë, derisa Palaj vendosi të vetëdorëzohej në datën 29 qershor 2025.

“Boldnews.al” ka siguruar të dhënat e dosjes gjyqësore, në të cilën rezulton se masa e sigurimit ndaj Lendi Palaj ishte vendosur, bazuar kryesisht në deklarimet e një dëshmitari okular.

“Qëlloi Lendi”

Dëshmitari A.V. është punonjës në një pikë furnizimi me karburant, i cili ndodhet shumë pranë vendit të ngjarjes. Ai është pyetur nga Policia në 11 qershor 2025, vetëm pak orës pas konfliktit të dhunshëm.

Ai ka deklaruar para policisë gjyqësore se “Në momentin e ngjarjes isha duke u veshur për të marrë turnin e punës dhe dëgjova disa krisma tek e tek. Menjëherë dola për të parë se çfarë kishte ndodhur, dhe pashë që përpara subjektit ku punoj, ishte një grumbull djemsh si dhe makina të parkuara”.

Sipas tij, “djemtë po debatonin me njëri-tjetrin. Njëri prej këtyre djemve ka gjuajtur disa herë me armë zjarri të llojit kallashnikov, në ajër, dhe pasi ai ka gjuajtur, personat e tjerë janë shpërndarë dhe janë larguar”.

I pyetur se kush qëlloi, dëshmitari A.V. ka deklaruar: “Gjuajti njëri nga djemtë e lagjes, të cilin e njoh me emrin Lenti. Ai qëlloi rreth 6 herë me kallashnikov”.

“E ngatërrova, nuk qëlloi Lendi Palaj”, dëshmia
Në foto: Vendimi i gjykatës së Tiranës për Njuland (Lendi) Palaj

Ai thotë se Lentin (Njuland Palaj) e njeh, pasi ky i fundit “frekuenton lokalet aty afër, lokalin “333” dhe një lokal tjetër”. Dëshmitari thotë se nuk e ka njoftuar Policinë për sa ka ndodhur, pasi uniformat blu erdhën shumë shpejt në vendin e ngjarjes.

Dëshmia e punonjësit të karburantit A.V. duket se ka qenë elementi më i fortë për të miratuar masën e arrestit për Njuland (Lendi) Palaj, pasi në vendimin gjyqësor nuk përmenden të jenë kryer veprime të tjera hetimore, si kqyrje kamerash etj, të cilat do të konfirmonin plotësisht autorësinë e ngjarjes.

“Nuk qëlloi Lendi”

Por, në seancën për njohjen me masën e sigurisë, pas vetëdorëzimit të Lendi Palaj, situata ndryshoi. Avokati mbrojtës i menaxherit të lokaleve të basteve paraqiti para gjykatës një deklaratë të dëshmitarit A.V, të hartuar para noterit në 28 Qershor 2025, një ditë para vetëdorëzimit të Njuland Palajt.

Në atë deklaratë, dëshmitari mohonte thëniet e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, të dhëna menjëherë pas ngjarjes.

“Më datë 10.06.2025, unë kam deklaruar pranë Komisariatit Nr.1, Tiranë se jam punojës tek Karburanti

“xxxx” në Rrugën “Ali Demi” në qytetin e Tiranës, dhe kur kam marrë turnin e punës, kam parë disa persona që kanë debatuar me njëri tjetrin, dhese njëri prej këyre djemve ka qëlluar në ajër me një armë zjarri kallashnikov. Dhe se ai që ka qëlluar me armë zjarri në ajër ishte shtetasi me emrin Lenti“, fillon deklarata noteriale e dëshmitarit, dorëzuar në gjykatë.

Në vijim, ai shprehet para noterit: “Në lidhje me këtë deklarim të dhënë më datë 10.06.2025 në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, dua të deklarojë se, në momentet e para që kam dhënë këtë deklarim, kam qënëkonfuz për shkak të situatës dhe të errësirës. Pasi u qetësova, kërkova të ripyetesha,  pası shtetasi që qëlloi në ajër nuk ishte shtetasi me emrin Lenti, por një shtetas tjetër, të cilin unë nuk e njoh dhe nuk mund ta identifikojë dot”.

“E ngatërrova, nuk qëlloi Lendi Palaj”, dëshmia
Në foto: Vendimi i gjykatës së Tiranës për Njuland (Lendi) Palaj

Kjo deklaratë, e cila ndryshon tërësisht nga thëniet e dëshmitarit para oficerëve të Policisë, detyroi prokurorin e çështjes, Bledar Valikaj, që të shprehte dakordësinë me avokatin, për zbutjen e masës së sigurisë për Njuland (Lendi) Palaj.

Gjithashtu, edhe gjyqtari Altin Abdiu, i cili më parë kishte caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për Palajn, në kushtet e reja, vendosi të ndryshojë vendimin e marrë prej tij dy javë më parë, duke caktuar ndaj tij detyrimin për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficerëve të Policisë Gjyqësore./Boldnews

Poll