AKTUALITET /

E rëndë në Durrës! I moshuari humb jetën pasi hyri për t'u larë në det

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte hyrë në det për t'u larë, kur dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Durrës! I moshuari humb jetën pasi hyri

Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtune në zonën pranë Shkëmbit të Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte hyrë në det për t'u larë, kur dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./Versus.al

 

 

Poll