AKTUALITET /

Protesta në ditën e 49, qytetarët sërish në shesh: Vijojnë kërkesat për largimin e Ramës

Shkruar nga Versus

Protesta në ditën e 49, qytetarët sërish në shesh:

Pasditen e kësaj të shtune zhvillohet protesta e 49-të radhazi e qytetarëve, një lëvizje që ka nisur më 31 maj pas ngjarjes në Zvërnec.

Ashtu si në tubimet e mëparshme, protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin "Skënderbej", për të marshuar më pas drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", duke mbajtur pankarta dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në përfundim të marshimit, pjesëmarrësit do të ndalen përpara godinës së Kryeministrisë, ku organizatorët dhe qytetarët do të mbajnë fjalime.

Ndërkohë një i moshuar u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit.

“Hajdeni shqiptarë, mblidhuni këtu. Ejani në protestë. Si tha ajo ministrja serbe, foli për spastrim të shqiptarëve. Ndaj hajdeni shqiptarë, mblidhuni këtu, o sot o kurrë!”, u shpreh ai.

Deklarata e tij vjen gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet, ku pjesëmarrësit kanë vijuar kundërshtimet e tyre ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale./Versus.al

Tags:

protesta

Poll