AKTUALITET /

"Më kanë vjedhur shtëpinë, sot djalin e kam në burg", rrëfimi prekës i të moshuarës në protestë

Ajo deklaroi se vite më parë i është vjedhur banesa, ndërsa aktualisht djali i saj ndodhet në burgun e Drenovës, në Korçë.

Shkruar nga Versus

"Më kanë vjedhur shtëpinë, sot djalin e kam në

Një e moshuar ka ndarë shqetësimet e saj gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë, duke pretenduar se është përballur me padrejtësi nga institucionet.

Ajo deklaroi se vite më parë i është vjedhur banesa, ndërsa aktualisht djali i saj ndodhet në burgun e Drenovës, në Korçë.

“Jam një e moshuar që kam probleme me drejtësinë, me policinë. Më kanë vjedhur shtëpinë, dikur ma morën dhe sot djalin e kam në burg”, u shpreh ajo.

E moshuara ngriti shqetësimin se për shkak të moshës dhe gjendjes së saj shëndetësore e ka të pamundur të udhëtojë deri në Korçë për ta takuar.

“Ma kanë çuar në Drenovë të Korçës djalin. A mund ta ndjek unë pleqëri deri atje? Nuk tërhiqem dot zvarrë”, tha ajo gjatë fjalës së saj në protestë./Versus.al

 

 

Tags:

protesta

Poll