AKTUALITET /

E rëndë në Mirditë, 45 vjeçari gjendet i vrarë brenda makinës, në mars i vendosën tritol në vendin e punës

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në mars të këtij viti, kompanisë ku punonte i ndjeri, iu vendos tritol në makineri, por fatmirësisht lënda plasëse nuk shpërtheu.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Mirditë, 45 vjeçari gjendet i vrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë në rrugën që të çon drejt Spaçit. Një person i identifikuar si Valter Lleshi është vrarë me armë zjarri. 

45 vjeçari iu gjet i pajetë brenda automjetit të tij tip "Toyota" në fshatin Shkorret. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e krimit dhe për të kapur autorin.

Mësohet se Lleshi ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç. Po kësaj kompanie, në mars të këtij viti, iu vendos një sasi tritoli në një prej makinerive, por nuk shpërtheu. Versus.al

Poll