AKTUALITET /

E rëndë në Vorë, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë në vend

Drejtuesi i mjetit, një 53-vjeçar, është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Vorë, makina përplas këmbësorin,

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Vorës.

Rreth orës 20:30, një automjet ka përplasur një këmbësor 66-vjeçar, i cili humbi jetën në vend.

Drejtuesi i mjetit, një 53-vjeçar, është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vorë/Informacion paraprak

Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.


Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Poll