Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Delvinë, ku një i ri 31-vjeçar ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Viktima është Igli Gjoca, banues në fshatin Stjar, i cili ushtronte aktivitetin e tij si pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës, çka i ka shkaktuar plagë fatale.
Menjëherë pas ngjarjes, 31-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë dhimbje të thellë tek familjarët, miqtë dhe të afërmit. Igli Gjoca ishte i martuar dhe priste të bëhej baba i një vajze./Versus.al

