AKTUALITET /

Autori i vrasjes së policit i shpëtoi burgut përjetë, reagon ashpër ministri Lamallari: Mesazh i gabuar për shoqërinë!

Ministri thekson se vendimi për lehtësimin e dënimit ndaj autorit të vrasjes së efektivit Novruz Cenalia përbën një akt që cenon sakrificat e policisë dhe dërgon, sipas tij, një mesazh të gabuar për shoqërinë.

Shkruar nga Versus
Autori i vrasjes së policit i shpëtoi burgut përjetë, reagon
Novruz Cenalia

Pas vendimit të gjykatës për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë së Shtetit në Fier, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, duke e cilësuar vendimin si të rrezikshëm dhe shqetësues për rendin dhe sigurinë publike.

Ministri thekson se vendimi për lehtësimin e dënimit ndaj autorit të vrasjes së efektivit Novruz Cenalia përbën një akt që cenon sakrificat e policisë dhe dërgon, sipas tij, një mesazh të gabuar për shoqërinë.

“Ndonëse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë të gjykatës, masa e dhënë është thellësisht shqetësuese,” thuhet në reagimin e tij, ku shton se vrasja e një efektivi është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit dhe rendit ligjor.

Ai nënvizon se, pavarësisht respektit për pavarësinë e gjyqësorit, drejtësia duhet të jetë në lartësinë e përgjegjësisë ndaj qytetarëve dhe punonjësve të rendit që shërbejnë çdo ditë.

Reagimi i plotë i Ministrit Lamallari:

Vendimi për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së një punonjësi të Policisë së Shtetit është thellësisht shqetësues.

Edhe pse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë, vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia ishte një sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor.

Një akt i tillë nuk lëndon vetëm familjen e të ndjerit dhe dekurajon kolegët në uniformë, por rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që guxon t’i kundërvihet ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Respektojmë pavarësinë e gjyqësorit, por presim që drejtësia të jetë e fortë dhe në lartësinë e përgjegjësisë që ka ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që mbrojnë rendin çdo ditë. #LavdiDëshmorëvetëPolicisë????????/Versus.al

Poll