AKTUALITET /

Elsa Ballauri pranon se ka mësuar ideologjinë gjinore në shkolla: Kam 15 vite që së bashku me LGBT edukojmë të rinjtë!

Ballauri deklaroi se për 15 vite, së bashku me anëtarë të komunitetit LGBT, ka dhënë leksione në fakultete dhe ka diskutuar me studentët mbi çështje gjinore.

Shkruar nga Versus
Elsa Ballauri pranon se ka mësuar ideologjinë gjinore në shkolla:
Elsa Ballauri

Aktivistja Elsa Ballauri, drejtuese e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe përkrahëse e projektligjit për “më shumë se dy gjini”, e ftuar në A2CNN, ka pranuar në studio se prej vitesh merret me mësimin e ideologjisë gjinore në shkolla.

Ballauri deklaroi se për 15 vite, së bashku me anëtarë të komunitetit LGBT, ka dhënë leksione në fakultete dhe ka diskutuar me studentët mbi çështje gjinore.

"Kam 15 vite që edukoj të rinjtë pikërisht me këtë gjë, me LGBT, sepse ne kemi qenë organizata madje unë personalisht kamë dhënë mësim në fakultet dhe kam thirrur 5 anëtarë të LGBT që të vinin dhe të flisnin me studentët,"-është shprehur Elsa Ballauri.

Deklarata e saj është shpërndarë nga Koalicioni Shqiptar pro familjes dhe jetës.

Ndërsa ligji i ri për Barazinë Gjinore, nëpërmjet nenit 10 të tij, detyron institucionet, shkollat, median dhe çdo subjekt publik e privat të përdorë gjuhë me ndjeshmëri gjinore dhe gjithëpërfshirëse, si mjet për të ndalur stereotipet, diskriminimin dhe seksizmin në hapësirën publike.

Ky është një hap i domosdoshëm për të përmirësuar komunikimin institucional dhe publik në Shqipëri, larg steriotipeve të dëmshme gjinore dhe gjuhës seksiste, për t'u bërë një shoqëri me vlera, standarte dhe kulturë të Bashkimit Europian, ku barazia fillon nga komunikimi dhe respekti i dinjitetit njerëzor./Versus.al

Elsa Ballauri pranon se ka mësuar ideologjinë gjinore në shkolla:

 

 

 

 

Poll