AKTUALITET /

Migena Kodra u vra në gjumë nga kunati, flet babai i saj: U vra me fëmijën në gji! Vajza e vogël ngeli me trauma!

Shkruar nga Versus
Migena Kodra u vra në gjumë nga kunati, flet babai i saj: U vra me
Migena Kodra

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë vetëm dy vite më parë tronditi opinionin publik. Migena Kodra u vra nga kunati teksa flinte gjumë bashkë me të voglën e saj 2-vjeçare.

Ky i fundit pas vrasjes së kunatës u vetëvra në oborrin e banesës pasi u pa edhe me prindërit, nënën e tij, e cila u çua nga gjumi për shkak të të shtënave me armë.

Ajo asaj kohe pohoi në media se kishte shkuar menjëherë në dhomë pasi kishte dëgjuar të qarën e mbesës, por njëkohësisht dëgjoi dhe të shtënën tjetër, momentin kur i biri vrau veten.

Një skenë horrori që mesa duket për atë banesë dhe atë familje do të mbetet gjatë në kujtesë.

Nga ana tjetër mister mbetet e gjithë ngjarja pasi arma e krimit është gjetur larg trupit të kunatit të Migenës, por bashkëshorti i Migenës pohoi asaj kohe se prej një viti nuk ka qenë në orët e natës në shtëpi, pasi ai punon si taksist, turni i tretë.

Por i pyetur nga redaksia e emisionit “Me Zemër të Hapur” asaj kohe ai pohoi se nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm që mund të krijonte hidhërim deri në këtë pikë.

Familjarët e Migenës asaj kohe rrëfyen për ngjarjen se ata u njoftuan nëpërmjet medias. Edhe pse kanë kaluar dy vite nga ngjarja e rëndë, të dy fëmijët e Migenës janë në një konflikt të thellë për qëndrimin e tyre me gjyshin dhe gjyshen.

Nga njëra anë i ati i Migenës, Kasemi, rrëfen se prej më shumë se një viti ai po lufton me dhëndrin, sepse kërkon të kthejë në banesë fëmijët, në të njëjtën banesë ku u vra edhe nëna e tyre.

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në Neës24, ai ka rrëfyer se pasi e bija ndërroi jetë ka qenë një periudhë shumë e vështirë për fëmijët.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Nuk u vra as në rrugë as në dysheme, por në dyshek me një fëmijë në gji. Vajza e vogël ka qenë në një traumë të jashtëzakonshme, qante tërë natën dhe e zinte gjumi vetëm në mëngjes nga lodhja. Në të njejtën situatë ka qenë edhe djali.
Kujdestarinë e morëm ne sepse nuk kujdesej dot për të dy fëmijët, nuk e përballonte dot.
Ish dhëndri ka shfaqur të meta mendore. Kur merrte një fëmijë në krah nuk i merrte dot të dy. Për fëmijët nuk ka kontribuar asnjë lek”, tha ai.

Poll