MAGAZINË /

U kap duke pirë alkool dhe në burg? Diddy mohon akuzat: Jam përqëndruar vetëm...

Ai është i përqendruar vetëm të bëhet versioni më i mirë i vetes dhe të kthehet në familjen e tij, tha ekipi ligjor i reperit.

Shkruar nga Versus
U kap duke pirë alkool dhe në burg?  Diddy mohon akuzat: Jam
Sean ‘Diddy’ Combs

Sean ‘Diddy’ Combs ka mohuar nëpërmjet avokatëve të tij se wshtw parë duke pirë alkool  brenda burgut Fort Dix në New Jersey, ku u transferua me kërkesën e tij.

Disa ditë më parë, njw burim pohoi pwr median amerikane TMZ  se reperi dhe producenti muzikor, i cili po vuan një dënim prej 50 muajsh për prostitucion, po pinte alkool që e kishte bërë vetë duke përdorur sodë, sheqer dhe mollë.

"Thashethemet se z. Combs është parë duke pirë alkool janë plotësisht të rreme", tha ekipi i tij ligjor në një deklaratë të postuar në X. "Ai është i përqendruar vetëm të bëhet versioni më i mirë i vetes dhe të kthehet në familjen e tij."

Megjithëse burime thanë për TMZ se Diddy kishte “probleme me oficerët e burgut”, një zyrtar i këtij institucioni tha se nuk kishte "asnjë informacion" në lidhje me akuzat.

Përveç kësaj, një përfaqësues i Combs i tha Page Six se ai është "i përkushtuar për të punuar me veten dhe për t'u përmirësuar çdo ditë" pasi u transferua në atë institucion në fund të muajit të kaluar./Versus.al

Poll