
Ish-banori i Big Brother VIP, G Bani ka bërë disa deklarata të forta lidhur me reperat më të njohur në repin shqiptar teksa ishte i ftuar në emisionin "Më prit të dielën".
Moderatori e pyeti sesi do të kishte reaguar nëse do të rastiste në ashensor me secilin prej tyre. në përgjithësi G Bani pati kritika, mes të cilave u veçuan ato për Noizyn, Getoarin dhe Mc Kreshën.
Noizyn e quajti të pabesë, Getoarin “çun të keq” dhe Kreshën G Bani e cilëson si “të mbivlerësuar”.
Komentet e tij për secilin prej reperave më të njohur në Shqipëri e Kosovë:
“Noizy, ngaqë është i pabesë do më kishte gjuajtur i pari. Pasi të më gjuante do ta kisha gjuajtur edhe unë. Nuk e di kush do fitonte, mbase ai meqë është më i stërvitur mund të fitonte”.
“Getoari, shumë çun i keq. E vetmja arsye përse nuk e ngacmoj është sepse se kam respekt vëllazëror për menaxherin e vetë. ka një menaxher që e dua shumë. Është shumë djal i keq”
“Mc Kreshës, doo i thoja Kresh merri ato lekët që merr nga koncertet dhe mos u mundo të na bësh këtu sikur je i vetmi që këndon old school, je i vetmi që bën rep pa autotune apo pa kompresor. Pa autotune mund të bësh, por kompresor përdor edhe ti. Je shumë i mirë për atë që bën, përfito nga rasti që shqiptarët e Shqipërisë mendojnë se bari është më jeshil nga ana tjetër e kufirit dhe ju mbajnë me koncerte. Ndërsa reperave të Shqipërisë nuk u jepet mundësia e koncerteve në Kosovë. Kresha është artist i mbivlerësuar”. Versus.al
