AKTUALITET /

Emigranti shqiptar në Angli tenton të përdhunojë 12 vjeçaren: Mos më çoni në Shqipëri, kërkoj falje

Oficerët britanikë e njoftuan shqiptarin se do të arrestohet, do të vuajë dënimin dhe më pas do të kthehet në Shqipëri.

Shkruar nga Versus
Emigranti shqiptar në Angli tenton të përdhunojë 12
Ershad Kurtaj

Britani e Madhe- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku një emigrant shqiptar ilegal ka tentuar të përdhunojë një vajzë 12 vjeçare. Në videon e publikuar në rrjetin social ‘’X’’, Ershad Kurtaj është kapur nga disa oficerë britanikë.

Kurtaj jeton në një hotel emigrantësh të financuar nga taksapaguesit britanikë dhe merrte ndihmë ekonomike nga qeveria britanike. Në video i thuhet se do të arrestohet, të vuajë dënimin dhe më pas të kthehet mbrapsht në Shqipëri.

Kurtaj lutet duke thënë “jo” që mos ta kthejnë mbrapsht e më pas përlotet e kërkon falje.

“Doje ta shihje lakuriq. 12 vjeçe. Është fëmijë”, dëgjohet t’i thotë gruaja duke e kritikuar se ka ardhur ilegalisht nga Shqipëria në Britani për të përdhunuar fëmijët. Versus.al

Poll