
Sot u mbajt ceremonia e inagurimit të Muzeut Arkeologjik në Durrës i cili u rihap pas një periudhe të gjatë restaurimi si pasojë e dëmeve që solli tërmeti i vitit 2019. I pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili pati një moment ‘të pakëndshëm’ nga ministri Blendi Gonxhja i cili ndërhyntë vazhdimisht gjatë fjalës së tij në prani të ambasadorit të BE, Silvio Gonzato dhe përfaqësuesve të tjerë.
Për pasojë kryesocialisti iu drejtua duke i thënë: ''Po lëre të flasë mor burrë, lëre të flasë se më shkatërrove’’ duke i kërkuar të mos ndërhynte dhe të linte zyrtarët e Bashkimit Europian të shpreheshin.
Hapja e muzeut pritet që shumë shpejt ta shndërrojë në pikë kyçe të turistëve të cilët duan të mësojnë më shumë rreth lashtësisë dhe historisë së qytetit bregdetar. Versus.al

