Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë-Durrës ku dy automjete kanë përfunduar në kanal.
Mësohet se shkak për aksidentin është bërë tentativa e njërit prej mjeteve që drejtoej nga një grua për të bërë një parakalim.
Gjatë manovrës makina është bllokuar, duke sjellë përplasjen mes dy automjeteve dhe më pas përfundimin në kanal. Për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferja e njërit mjet dhe një pasagjer.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Versus.al

