AKTUALITET /

Pylli i Sodës në gjendje të mjerueshme, mbeturina të shumta e pjesë makinash ndotin zonën

Policia po heton për të gjetur personat përgjegjës.

Shkruar nga Versus

Pylli i Sodës në gjendje të mjerueshme, mbeturina të shumta

Në nisje të sezonit turistik veror, në Pyllin e Sodës është filmuar një pamje tejet shqetësuese ku tregohet se zona është ndotur nga mbeturina të shumta, kryesisht materiale të firmave të ndryshme, pjesë automjetesh dhe inertesh.

Mbetjet janë shpërndarë në disa zona të pyllit duke krijuar shqetësim të madh për qytetarët që frekuentojnë zonën për të pushuar.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia dhe ka nisur punën për të identifikuar personat përgjegjës që kanë ndotur zonën. Versus.al

Poll