AKTUALITET /

FOTO/ Dhunuan dhe grushtuan qytetarin duke e marrë zvarrë brenda territorit të rrethuar në Zvërnec, ja kush janë 2 rojet e “Major Security”, njëri u arrestua nga policia (EMRAT)

Një prej tyre është Gazment Vathi, një ish-punonjës i policisë bashkiake, ku  8 vite më parë, kur ai ushtronte detyrën si punonjës i Policisë Bashkiake, kurse tjetri i njohur si ish-truproja i reperit Noizy

Shkruar nga Versus

FOTO/ Dhunuan dhe grushtuan qytetarin duke e marrë zvarrë brenda

Dhuna e egër e ushtruar ndaj një qytetari në Zvërnec ditën e djeshme shkaktoi valë reagimesh kundër personave përgjegjës, të cilët ishin roje private të kompanisë së sigurimit “Major Security”.

Në media kanë qarkulluar prej ditës së shtunë, pamje që kanë shkaktuar revoltë në opinionin publik ku persona të maskuar kanë tërhequr zvarrë dhe kanë dhunuar protestuesit, të cilët kanë dalë për të kundërshtuar ndërtimin e resortit gjigand turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, lidhur me investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

FOTO/ Dhunuan dhe grushtuan qytetarin duke e marrë zvarrë brenda

Po kush janë autorët e kësaj pamje të rëndë që u bë virale menjëherë duke nxjerrë në pah egërsinë dhe një sjellje të paprecedent ndaj një qytetari të pafajshëm që po protestonte në të drejtën e tij jashtë rrethimit të hapësirës e cila thuhet se është private.

Një prej tyre është Gazment Vathi, një ish-punonjës i policisë bashkiake, ku  8 vite më parë, kur ai ushtronte detyrën si punonjës i Policisë Bashkiake, emri i tij u diskutua pas një përplasje me një shitës ambulant kokoshkash.

FOTO/ Dhunuan dhe grushtuan qytetarin duke e marrë zvarrë brenda

Pamjet e asaj kohe ngjallën debat publik dhe reagime të shumta, pasi shumë qytetarë e konsideruan veprimin si të padrejtë ndaj një personi që siguronte të ardhurat e familjes së tij përmes shitjes ambulante.

Në videot e shpërndara nga protesta e pretenduesve të pronave në Zvërnec, ai shfaqet mes punonjësve të sigurisë private të kompanisë “Major Security”, të cilët u përfshinë në përplasjet me protestuesit.

FOTO/ Dhunuan dhe grushtuan qytetarin duke e marrë zvarrë brenda

Po ashtu një tjetër roje i kësaj kompanie, që është përfshirë në episodet e dhunës është identifikuar si Gerald Biba (Geri), i njohur si ish-truproja i reperit Noizy.

FOTO/ Dhunuan dhe grushtuan qytetarin duke e marrë zvarrë brenda

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentet e tensionit, ndërsa qytetarët pretendojnë se ai ka goditur protestuesit me gurë gjatë përplasjes. Emri i tij është bërë menjëherë objekt diskutimi në rrjetet sociale për shkak të profilit të njohur publik. Versus.al

Poll