AKTUALITET /

Fuoristrada bie në humnerë, zjarrfikësit nxjerrin katër të plagosur në Berat

Shkruar nga Versus

Fuoristrada bie në humnerë, zjarrfikësit nxjerrin katër

Katër qytetarë janë plagosur këtë pasdite në fshatin Mbreshtan të Beratit, pasi mjeti i tyre tip Fuoristradë ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në një rrëpirë pranë pusit “Shpirag 5”.

Drejtoria e MZSH Berat njofton se shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e personave të mbetur të bllokuar në automjet.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.

Poll