
Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme një person me inicialet Naldo Gjini, me banim në Lezhë, pasi dyshohet se ka përdorur ditët e fundit automjetin tip Audi, i cili u përdor në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mehalla.
I dyshuari N.Gj është filmuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traut e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit.
Policia është duke ushtruar kontrolle në banesën e tij në Lezhë, për të gjetur prova apo gjurmë që mund të ndihmojnë hetuesit të zbardhin ngjarjen dhe të zbulojnë autorët e atentatit.
