AKTUALITET /

Gabim në transfertë, NOA dhe Raiffeisen bank nuk ia kthejnë 4 milionë lekë qytetarit

Qytetari shprehet se banka nuk i ka dhënë një afat të saktë për zgjidhjen e çështjes, ndërsa institucioni NOA nuk jep asnjë informacion konkret për rikthimin e parave.

Shkruar nga Versus

Gabim në transfertë, NOA dhe Raiffeisen bank nuk ia kthejnë 4

Një qytetar ka ngritur një ankesë publike pas një problemi me një transferim të gabuar që, sipas tij, po zvarritet prej disa ditësh mes bankës Raiffeisen dhe institucionit financiar NOA.

Në denoncimin e dërguar tek JOQ qytetari thotë se ka shtatë ditë që pret kthimin e shumës 432,232 lekë, e cila i është bllokuar pas një gabimi gjatë transfertës.

Qytetari shprehet se banka nuk i ka dhënë një afat të saktë për zgjidhjen e çështjes, ndërsa institucioni NOA nuk jep asnjë informacion konkret për rikthimin e parave.

Ai apelon për ndërhyrjen e autoriteteve për të zgjidhur rastin, duke theksuar se është e padrejtë që një shumë e tillë të mbahet pa arsye për kaq gjatë.

Në ankesën e tij, qytetari shpjegon se më 20 tetor 2025 ka kryer transferimin nëpërmjet aplikacionit Raiffeisen On, dhe menjëherë pasi vuri re gabimin, kontaktoi bankën dhe bëri një kërkesë online për kthim.

Megjithatë, sipas tij, përgjigje konkrete nuk është marrë dhe çdo komunikim është përfunduar me fraza si “duhet të presësh” ose “do t’ju njoftojmë për pak”.

Denoncimi i qytetarit: 

Përshëndetje,

Ju lutem, kërkoj ndihmën tuaj pas një problemi që më ka ndodhur. Kanë kaluar 7 ditë dhe institucioni NOA po mban paratë e mia, pa më dhënë një datë se kur do të mund të më kthehen.

Më datë 20.10.2025, kam kryer një transferim nëpërmjet aplikacionit Raiffeisen On në shumën 432,232 lekë.

Pasi vura re gabimin, kontaktova menjëherë me bankën time dhe bëra një kërkesë online për kthim të transfertës, pasi shuma ishte dërguar gabimisht.

Banka Raiffeisen, edhe pas më shumë se një jave, nuk më ka dhënë asnjë përgjigje dhe më thonë vetëm “duhet të presësh”.

Ndërkohë, kam komunikuar edhe me institucionin NOA për kthimin e shumës së mbetur. Ka një javë që shoh se gjendja e llogarisë sime nuk ka ndryshuar dhe nuk më jepet asnjë datë për kthimin e parave. Katër ditët e fundit më thonë “do t’ju njoftojmë për pak”, por askush nuk më është përgjigjur.

Ju lutem, kërkoj ndihmën tuaj./Versus.al

Poll