AKTUALITET /

Gara për kreun e SPAK, KLP miraton listën me 4 kandidatët për të pasuar Altin Dumanin (EMRAT)

Shkruar nga Versus

Gara për kreun e SPAK, KLP miraton listën me 4 kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot listën me 4 kandidatë për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Zyrtarisht, për postin e kreut të SPAK janë kandidatë: Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gjoka dhe Klodian Braho.

Kjo listë u votua me 10 vota pro gjatë mbledhjes së KLP, ndërsa nuk votoi anëtari Zeqir Hodaj për të cilin aludohej në media se ishte në konflikt interesi pasi djali i tij është hetues financiar në SPAK.

Kujtojmë se mandati i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon më 18 dhjetor të këtij viti.

Pas përfundimit të mandatit, Dumani do të vijojë të jetë prokuror i posaçëm deri në vitin 2028, ndërsa ka konfirmuar disa ditë më parë se nuk do të kandidojë më për të qenë prokuror i SPAK. Versus.al

Poll