
GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, dhe pesë të pandehur të tjerë, të akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
Bëhet fjalë për procedurën me vlerë rreth 68 milionë lekë, e zhvilluar në kohën kur Beci drejtonte KESH-in
Gjykimi i shkurtuar u pranua për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazanin, Yllka Nishkun dhe Rudin Gjonin.
Ndërkohë, çështja ndaj të pandehurit Premtim Dauti u veçua dhe ai do të gjykohet me procedurë të zakonshme.
Seanca e radhës është caktuar më 14 shtator, kur prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare për të pandehurit që do të gjykohen me procedurë të shkurtuar./Versus.al

