AKTUALITET /

Grabitet një dyqan pagesash në Durrës, “skifteri” kërcënon punonjësen dhe i merr paratë nga arka

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se autori nuk ka përdorur armë apo ndonjë mjet tjetër gjatë grabitjes, por vetëm ka kërcënuar punonjësen për të marrë paratë.

Shkruar nga Versus

Grabitet një dyqan pagesash në Durrës, “skifteri”

Një pikë shërbimesh celulare dhe pagesash është grabitur pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, një i ri ka hyrë në ambientet e biznesit dhe, pasi ka kërcënuar punonjësen, ka marrë paratë që ndodheshin në arkë, të cilat dyshohet se ishin xhiroja ditore, e më pas është larguar në drejtim të paditur.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se autori nuk ka përdorur armë apo ndonjë mjet tjetër gjatë grabitjes, por vetëm ka kërcënuar punonjësen për të marrë paratë.

Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Policisë së Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Uniformat blu kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po mbledhin dëshmi që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar./Versus.al

Poll