AKTUALITET /

Gratë e vajzat përballë forcave speciale, gardh në afërsi të Kuvendit pas 8 orësh protestë

Vajzat e gratë e reja, shumica prej tyre pjesë e protestës prej 54 ditësh, u kanë bërë thirrje punonjësve të policisë që të mos godasin protestuesit dhe të mos i shoqërojnë në polici.

Shkruar nga Versus

Gratë e vajzat përballë forcave speciale, gardh në

Protesta e sotme para Kuvendit, e cila zgjati më shumë se 8 orë, u shoqërua edhe me përballje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Mes protestuesve nuk kanë munguar gratë dhe vajzat, të cilat janë vendosur në vijën e parë përballë efektivëve të policisë, duke kërkuar shmangien e përplasjeve dhe përdorimit të forcës ndaj të rinjve.

Vajzat e gratë e reja, shumica prej tyre pjesë e protestës prej 54 ditësh, u kanë bërë thirrje punonjësve të policisë që të mos godasin protestuesit dhe të mos i shoqërojnë në polici.

“Mos godisni djemtë”, ka qenë apeli i tyre drejtuar forcave të rendit, ndërsa situata para Kuvendit ka vijuar me tensione për disa orë.

Protesta u mbyll me disa momente tensioni, ku pati edhe ndërhyrje të policisë dhe shoqërime të disa protestuesve pas përplasjeve të krijuara në përfundim të saj./Versus.al

 

Poll