
Ashtu si në shumë vende të boës edhe në Shqipëri, 1 Prilli njihet si “Dita e Gënjeshtrave” ku shumë gjëra që thuhen nuk duhen marrë seriozisht. Bëhet fjalë për mashtrime apo shaka të padëmshme mes miqsh, familjarësh apo kolegësh.
Mirëpo duket se në Vlorë kjo ditë ka marrë tjetër përmasë. Një i ri ka mashtruar policinë duke ngritur në alarm rajonin me telefonatën e bërë. “Hajdeni se kam vrarë mamanë”- mësohet se ka deklaruar ai në telefon.
Pas këtij njoftimi forcat “Shqiponja” dhe strukturat operacionale u nisën drejt vendit të dyshuar të ngjarjes. Por nuk u gjet asnëj rast i tillë i pretenduar. Personi që kreu telefonatën, fiku menjëherë telefonin pas komunikimit. Versus.al

