AKTUALITET /

Skandal në mes të krizës! AAPSK i "fal" 2.3 mln litra naftë të sekuestruara Gega Oil me 22 lekë/litër, qytetarët e blejnë 218 lekë

AAPSK shet 1966 ton naftë të sekuestruar (2.3 mln litra) për 22 lekë/litër te Gega Oil, ndërsa tregu arrin 215 lekë – kontrast i madh në krizë karburanti.

Shkruar nga Versus

Skandal në mes të krizës! AAPSK i "fal" 2.3 mln litra

Në kulmin e krizës së karburanteve, ku nafta ka arritur 218 lekë/litër dhe transporti kërcënon grevë për subvencion, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka shitur një pasuri publike të jashtëzakonshme: 1966 ton Marinë Gasoil 1000 PPM (cilësia më e lartë detare), për vetëm 50.877.600 lekë pa TVSH – pra rreth 22 lekë për litër!

Në dokumentin e disponuar nga Versus.al ankand është zhvilluar më 9 mars 2026 dhe ka zgjedhur si fitues GEGA OIL GROUP SHA, pikërisht kompaninë ku nafta ishte e depozituar në Porto Romano (TK-17), duke i kursyer asaj çdo kosto logjistike apo transporti.

Me densitet standard 0.85 kg/l, sasia përkthehet në 2.313.000 litra, të cilët në tregun aktual do të gjeneronin fitim potencial deri në 446 milionë lekë!

Çfarë thuhet në kontratë zyrtare

Dokumenti i AAPSK, publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik (faqe 692, 24 mars 2026), jep detaje të plota:

Procedurë: Ankand i hapur.

Vlera fillestare: 49.871.539 lekë pa TVSH.

Vlera totale: 50.877.600 lekë pa TVSH (vetëm 1% mbi bazë – shenjë e ofertave minimale?).

Origjina: Pasuri e sekuestruar "në cilësinë e provës materiale" nga një subjekt privat.
Adresa fituesi: Bulevardi Bajram Curri, Kulla Doëntoën One, Kati 8, Tiranë.
AAPSK promovon rikuperimin e vlerave nga krimi për interes publik, por ky rast duket si një kontradiktë e plotë me realitetin.

Skandal në mes të krizës! AAPSK i "fal" 2.3 mln litra

Kontrasti absurd me krizën

Ndërsa Bordi i Transparencës urdhëron çmime 214-218 lekë/litër (ku taksat, akciza dhe TVSH zënë mbi 50% të çmimit final), shteti shet pasuri publike me 10 herë më pak! GEGA OIL mund ta hedhë menjëherë në rrjetin e saj duke shtuar detyrimet fiskale, duke krijuar një marzh fitimi të jashtëzakonshëm pa asnjë rrezik shtesë.

Në vend që kjo naftë të amortizonte krizën për qytetarët dhe bizneset, ajo u kthye në mundësi fitimi për Gega oil.

Ndërsa disa orë më parë kryeministri Rama tha gjatë asamblesë së Partisë Socialiste në njësinë nr. 4 të Tiranës,  se një sasi nafte është jashtë radarëve të shtetit por ndërkohë që është jashtë radarëve të shtetit siç duket është thjesht në radarë të disa zyrtaëve dhe biznesmeneve./Versus.al

 

 

Tags:

gega oli

Poll