Vlorë- Një 45 vjeçar i identifikuar si Renald Gjini është arrestuar nga policia pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar nga Italia ku ishte dënuar me 12 vite e 10 muaj burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i tij u krye në lagjen “Rilindja” pas informacioneve të siguruara falë bashkëpunimit me Interpolin. Pas arrestimit, kanë nisur procedurat mes autoriteteve të dy vendeve për ekstradimin e 45 vjeçarit në Itali ku edhe do të vuajë dënimin sipas legjislacionit penal Italian. Versus.al







