AKTUALITET /

'Ikja jote mizore nga kjo botë më mori frymën', nëna e Martin Canajt mesazh prekës në nisje të vitit shkollor

Me tone të forta dhimbjeje dhe zhgënjimi, nëna e Martin Çanit nënvizon se tragjedia mund të ishte shmangur, duke akuzuar mësuesit për neglizhencë.

Shkruar nga Versus
'Ikja jote mizore nga kjo botë më mori frymën',
Nëna e Martin Canajt duke mbajtur në dorë foton e Martinit

Nëna e Martin Canit, adoleshentit që humbi jetën tragjikisht nga bashkëmoshatari i tij, ka shpërndarë një mesazh të dhimbshëm në rrjete sociale teksa fillon viti i ri shkollor.

“Po fillon një vit i ri shkollor pa ty dhe zemra ime nuk duron këtë boshllëk. Çdo ditë që kalon është e rëndë, më mungon buzëqeshja jote, dashuria dhe prania jote. Ikja jote mizore nga kjo botë më mori frymën, por nuk mund të marrë kurrë dashurinë për ty,” – shkruan ajo.

Me tone të forta dhimbjeje dhe zhgënjimi, nëna e Martin Çanit nënvizon se tragjedia mund të ishte shmangur, duke akuzuar mësuesit për neglizhencë.

“Dhimbja ime bëhet edhe më e madhe kur mendoj se kjo tragjedi mund të ishte shmangur. Mësuesit nuk të mbrojtën dhe nuk vunë në dijeni për zënkën që kishe me moshatarin tënd. Ishte neglizhenca e tyre që çoi deri këtu,” – shton ajo në mesazhin e saj prekës.

Ky rrëfim i nënës së Martin Çanit rikthen në vëmendje jo vetëm dhimbjen e familjes, por edhe përgjegjësinë e institucioneve për të mbrojtur fëmijët në mjediset shkollore.

'Ikja jote mizore nga kjo botë më mori frymën',

 

 

 

 

Poll