Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi zbuluan se po mashtronin për të përfituar nga kompania e sigurimit dëmshpërblim.
Dy të rinjtë moshës 25 dhe 22 vjeçare akuzohen nga policia për "Mashtrimi në sigurime" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", kryer në bashkëpunim.
Makinën Benz, tashmë të dëmtuar e kanë përplasur me një mjet tjetër Opel që drejtohej nga 25-vjeçari. Plani i tyre dështoi pasi u zbulua nga kamerat e sigurisë në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ndaluan shtetasit I. T., 25 vjeç, banues në Tapizë dhe A. K., 22 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale "Mashtrimi në sigurime" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 145 dhe 301/25, të Kodit Penal.
Më datë 04.10.2024, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Më pas, me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve, shtetasi A. K., në bashkëpunim me shtetasin I. T., ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip "Volksvagen Golf" me drejtues shtetasin I. T., dhe iu ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet./Versus.al








