AKTUALITET /

Ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermne, kapet në Morinë 22-vjeçari

Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Morinë pasi ishte në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare. I riu u kap ndërsa po tentonte të hynte në Shqipëri.

Shkruar nga Versus
Ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermne, kapet në
Foto ilustruese

Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Morinë pasi ishte në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare. I riu u kap ndërsa po tentonte të hynte në Shqipëri.

22-vjeçari, banues në Gjermani, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “Mashtrim”.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin V. B . Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 30 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 22 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit A.M., shërbimet e Policisë i gjetën 14 300 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Versus.al

 

Tags:

morine

Poll