AKTUALITET /

Jepet leje për kulla 15-katëshe pranë TEG, kush fshihet pas biznesmenes Yllka Sula

Shkruar nga Versus

Jepet leje për kulla 15-katëshe pranë TEG,  kush fshihet pas

Epidemia e përbindëshave të betonit tashmë nuk po kursen më as zonat periferike që kishin shpëtuar deri më tani. KKTU po miraton në seri kulla të larta edhe për zonën e Lundrës, një zonë e cila deri më tani kishte shpëtuar nga ndërtimet e larta.

Në mbledhjen e datës 23 tetor të vitit të kaluar, rendi i ditës i së cilës u zbardh vetëm një ditë më parë, KKTU ka miratuar lejen e ndërtimit për një kompleks banimi dhe shërbimesh me ndërtesa deri në 15 kate në Mjull Bathore, pranë Qendrës Tregtare TEG. Përfituesi i lejes është një kompani anonime e quajtur CCP-Group.

Jepet leje për kulla 15-katëshe pranë TEG,  kush fshihet pas

CCP Group është themeluar në nëntor të vitit 2023 dhe ka gjithsej vetëm 20 mijë euro asete. Ajo zotërohet nga dy aksionerë; Avenir Boshnjaku dhe Yllka Sula, të cilët zotërojnë nga 50 për qind të aksioneve të shoqërisë.

Ky është një rast tjetër flagrant kur kompani pa asnjë fuqi financiare dhe vetëm me 20 mijë euro asete merr leje për të ndërtuar komplekse, të cilat kërkojnë investime në rendin e dhjetra milionë eurove dhe ndoshta edhe më shumë.

Të dy aksionerët e saj nuk rezultojnë të kenë biznese të tjera të fuqishme. Yllka Sula rezulton të ketë 6 kompani, por të gjitha ato janë pa aktivitet, të paktën sipas bilanceve të depozituara në QKB.

Jepet leje për kulla 15-katëshe pranë TEG,  kush fshihet pas
Yllka Sula

Përveç kësaj, zonja Sula është denoncuar publikisht nga opozita si e lidhur me bandat e Elbasanit. Sipas Sali Berishës pas Yllka Sulas qëndron Arjan Ormenaj, një biznesmen i cili dyshohet se ka pastruar paratë për llogari të klanit Copja në Elbasan.

Jepet leje për kulla 15-katëshe pranë TEG,  kush fshihet pas

Denincimi i Berishës për Yllka Sulan

Por pavarësisht se kush është përfituesi real i lejes për të ngritur përbindësha 15 katësh në Mjull Bathore është ekspansion i genocidit urbanistik të kryeqytetit, i cili tashmë nuk ka më asnjë metër të sigurtë nga kullat e qeverisë dhe bandave./Kapitali.al

 

 

Poll